Lëshuan dronin midis Prishtinës, arrestohen nga policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi kishin lëshuar dronin pa leje përkatëse nga aviacioni civil.
Rasti ka ndodhur në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë rreth orës 11:30 (e premte).
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë raporti policor.

