Arrestohet i kërkuari në Drenas

Një person është arrestuar të premten në mesditë në Drenas pasi i njëjti ishte i shpallur në kërkim me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata.
“Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, ka njoftuar Policia e Kosovës./DrenicaOnline/

