Të mërkurën mblidhet Komiteti për Politikë dhe Financa në Drenas, ja rendi i ditës

 

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokal, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit,nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullorës së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunes të Drenasit për dt 15.03.2017
(dite e merkure ) duke filluar në ora 10.00 në sallen e bordit të drejtorëve-në objektin e ri të Komunës:

THËRRET

Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të ketë këtë :
Rend dite:

  1. Proces verbali i mbledhjes se mbajtur me dt: 16.02.2017
    2. Raporti i punës Janar-Dhjetor 2016 i Kryetarit të Komunës
    3. Raporti vjetor i buxhetit për vitin 2016
    4. Propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake
    5. Propozim-Rregullore për kushtet,kriteret dhe procedurat e ndarjes së Subvencioneve
    6. Propozim vendim për mbeshtetje më mjete financiare Qendrën për Rehabilitim “Handikos” –dega në Drenas
    7. Propozim-Rregullore për organizimin e punës në institucionet edukative– arsimore në Komunën e Drenasit
    8. Propozim vendim për financimin e projektit KH,,Drenica” (M)
    9. Propozim vendim për financimin e projektit FC,,Feniksi”
    10. Propozim vendim për financimin e projektit KV ,,Gryka” (F)
    11. Propozim vendim për financimin e projektit SHKA ,,Shotë Galica”
    12. Propozim vendim për financimin e projektit KV,, Drenasi “ (F)
    13. Propozim vendim për financimin e projektit KF,, Gryka’’
    14. Propozim vendim për financimin e projektit Klubi i Boksit ,,Drenasi”
    15. Propozim vendim për financimin e projektit KH ,,Drenica’’ (F)
    16. Propozim – Rregullore për përcaktimin e kritereve dhe procedurës për dhënien me qira të banesave në pronësi të Komunës
    17. Të ndryshme.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë