Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditët e fundjavës ka paraparë mot kryesisht të vranët e me intervale dielli.

Në komunikatën e IHMK-së thuhet:

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Temperaturat

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale nga 7-10 gradë Celsius.

Presioni atmosferik

Gjatë kësaj periudhe presioni atmosferik do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes.

Era

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë