Pamje nga sulmi në Gjermani që e kreu një kosovar (Foto/Video)

Policia gjermane përmes një komunikate për media ka treguar se personi që sulmoi 9 persona me sëpatë në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf, ishte nga Kosova.

Policia gjermane ka treguar se kosovari ka jetuar në Wuppertal të Gjermanisë.

36-vjeçari nga Kosova plagosi 9 persona në stacionin e metrosë në Dusseldorf, transmeton Gazeta Express.

Media gjermane “Bild” raporton se ndër 9 personat e lënduar, 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe një vajzë e moshës 13-vjeçare raportohet se është lënduar rëndë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë