Kadri Veseli pas ‘punës’ me video hap ueb-faqe!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka hapur një ueb-sajt personal.
Kësisoj, kryeparlamentari ka bërë të ditur se nga turi dëgjimor që kam filluar anekënd vendit, po i kupton nga afër shqetësimet e qytetarëve dhe po i mëson drejtpërdrejt idetë tuaja se si të punojmë më mirë.
“Për ta shtrirë edhe më tej komunikimin tonë, kam hapur web-faqen time www.kadriveseli.com. Ju ftoj ta vizitoni atë dhe t’i dërgoni mendimet tuaja. Do t’ju dëgjoj me vëmendje dhe do t’ju përgjigjem”, ka shkruar Veseli në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.