Faton Ramadani paralajmëron padi për ministren Dhurata Hoxha
Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, ka paralajmëruar sot se do të paditë ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, pasi sipas tij me vendimin që ka marrë ajo po shkelë të drejtat e njeriut.
Këtë paralajmërim, Fatoni e ka bërë gjatë ankesës drejtuar institucioneve për gjendjen shëndetësore të vëllait të tij dhe vendimit që ka marrë ministrja Hoxha që Burimi të kthehet në burg nga shërimi.
Ky është statusi i Faton Ramadanit i postuar në profilin e tij në facebook:
Në diskutim me avokatin Gazmend Halilaj rreth situatës shëndetësore te Burim Ramadanit qe ministrja Dhurata Hoxha bashkë me drejtorin e burgjeve që po i shkelin të drejtat e njeriut edhe nga institucionet e ministrisë, kjo është njëra nga ankesat e cila paralajmëron për shkeljet e drejtave të njeriut, ku pas kësaj ankese do padisim edhe ministrin qe po shkel te drejtat për shërim.
Kurse shefit të Dhurata Hoxhes, Kadri Veselit i them se edhe po t’i vriteni ne nuk do ndalëm së kërkuari drejtësi.



