Komuna e Drenasit në aksion kundër eliminimit të deponive ilegale

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka filluar procesin e aktiviteteve për eliminimin e deponive ilegale, me ç’rast janë caktuar 137 lokacione për pastrim.
Pas përfundimi të secilit aktivitet në eliminimit të deponive ilegale, Komune e Drenasit do të filloj me procesin e monitorimit, ku do të bëhet krahasimi i gjendjes së tanishme me gjendjen e mëhershme.
Me qëllim të eliminimit të këtyre dukurive Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë kërkon përkrahje të vazhdueshme nga Drejtoria e Inspektoratit Komunal dhe Policia e Kosovës (Stacionit Policor Drenas) në marrjen e masave ndaj qytetarëve të cilët bëjnë shkelje të Ligjit, me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave dhe krijimit të deponive ilegale.