Invalidët e luftës së UÇK’së lirohen nga tatimi në pagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ka bërë me dije se të gjithë invalidët e luftës të cilët janë të punësuar në sektorin publik dhe privat, lirohen nga tatimi në të ardhura personale (tatimi në pagë).Postimi i plotë i Fadil Shurdhajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
Ky është postimi i tij në Facebook:
Njoftohen të gjithë invalidët e luftës së UÇK-së, të cilët janë të punësuar në sektorin publik dhe privat, dhe të cilët paguajnë tatimin në të ardhura personale (tatimi në pagë) se në bazë të Ligjit për të Ardhurat Personale neni 8 i Ligjit. 05/L-28 lirohen nga tatimi në të ardhura personale. Të gjithë personat në fjalë duhet të paraqesin dëshmitë e tyre /vendimet e pensionit të invalidit të luftës tek punëdhënësit e tyre , që nënkupton se janë persona me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara).
Sqarim:
Ju sqarojmë se invalidët e luftës lirohen nga tatimi në të ardhura personale (tatimi në pagë) në bazë të këtyre ligjeve.
1. Ligji nr. 04/L-054
Ligji për FDIL të UÇK-së neni 6 pika 1.8
2. Ligji nr. 03/L-019
Ligji për persona me aftësi të kufizuara neni 3 dhe neni 4 pika 1.3
3. Ligji nr. 05/L-028
Ligji për të ardhura personale neni 8