Faton Ramadani e quan skandaloz vendimin e ministres Hoxha, paralajmëron padi ndaj saj (FOTO)

Vëllau i vëllezërve Ramadani, Faton Ramadani, ka paralajmëruar se do të ngrisë padi ndaj ministres së drejtësisë, Dhurata Hoxha, duke e quajtur vendimin e saj për të burgosurit skandaloz.
Vëllau i vëllezërve Arsim e Burim Ramadani, Faton Ramadani e ka quajtur ministren aktuale të drejtësisë, Dhurata Hoxha si shkelëse të të drejtave të njeriut.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pas një vendimi që pikërisht ministrja Hoxha e kishte marrë për gjendjen shëndetësore të të burgosurve në Kosovë. Ai shkruan se kur ministrja Hoxha e kishte kthyer një të burgosur në burg, me ç’rast i burgosuri kishte ndërruar jetë.
Ramadani ka njoftuar se do të bëjnë padi ndaj ministres Hoxha, duke e quajtur vendimin e saj skandaloz.
Vëllezërit Arsim e Burim Ramadani, veteranë të luftës së UÇK-së, të cilët bashkë me Arben Kiqinën po mbahen në burg pas një procesi të ndërlikuar gjyqësor./parrotlla.net
Ministrja e drejtesis Dhurata Hoxha eshte vet shkelse e drejtav te njeriut,ajo kishte marr nje vendim pa kurfar komisjoni te mjekve per gjendjen e te burgosurve duke u arsytuar se do behet se shpejti nje rivlersim,por ende qe 4 muaj nuk u kry ai rivlersim,njeri nga te burgosurit qe kishte kthyer Ministerja ne burg ka nderruar jet dhe askush nuk morri hapa ndaj kti veprimi te kunderligjeshum te saj.
Edhe pse vllezerit Ramadani jan te pa fajshum ne i kemi respektuar rregullat e burgut,por ligji i lejon te gjit ata qe kan gjendjen shendetsore jo te mir te sherohen,gjendjen e tyre e vlersojn mjeket,e jo Dhurata Hoxha.
Ne do bejm edhe nje padi ndaj Dhura Hoxhes qe me vendimin e saj skandaloz ka ndrruar jet nje i burgosur dhe pikrisht Burim Ramadanit vetum sa ju ka perkeqesuar gjendja shendetsore nga nderprerja e mjekimit.
Gazetaret,partit politike opozitare dhe shoqatat e dalura nga lufta qe po i perdor pushteti,duhet ngritur zerin per kto shkelje te drejtav te njeriut nga vet shteti.
