Drenori: Cili zyrtar komunal shkon me armë në shkollë?

Pas tentim vrasjes që ndodhi mesditën e sotme në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë të Drenasit, ka reaguar ashpër asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori. Ai ka parashtruar një varg pyetjesh për udhëheqësit e institucioneve komunale për të kërkuar sqarime për rastin e ndodhur.
Statusi i tij i publikuar në facebook:
Çka po ndodhë në shkollat tona, Kryetar Lladrovci dhe Drejtor i DKA-së Thaqi?
Cili zyrtar komunal shkon me armë në brez në shkollë?
Cila hajni e stufave, kompjuterëve etj. u demasku aty?
Këto dhe pyetje tjera rreth arsimit në Drenas kërkojnë përgjigje nga Ju në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.
Hapni dosjet e mësimdhënësve pa diploma përkatëse dhe diploma fallco Kryetar Lladrovci dhe Drejtor i DKA-së Thaqi!
Mos e mbuloni hajninë nëpër shkolla!
Gjeneratat e ardhme kanë me ju mallku nëse nuk veproni.
Ndryshe sot Hajriz Fazliu, mësues në këtë shkollën pas një zënke me inspektoratin e arsimit, ka tentuar të ther me thikë, njërin nga ta.
Pas përleshjeve, njëri nga inspektorët i cili posedonte revole, ka gjuajtur në drejtim të tij, thonë dëshmitaret.
Fatmirësisht askush nuk është plagosur, ndërsa në vend ngjarje ka dalë policia dhe po merret me rastin./DrenicaOnline/