Treni ndeshet me autobus, 4 të vdekur

Katër persona kanë vdekur në një aksident mes një treni dhe një autobusi në Biloxi, Mississippi, SHBA.

Treni “CSX” po udhëtonte drejt lindjes kur e goditi autobusin, transmeton Express.

Ekipet e shpëtimit kanë shpenzuar më shumë se një orë në largimin e më shumë se 50 udhëtarëve, të cilët gjendeshin në autobus.

Raportohet edhe për të lënduar.

Një zyrtar i policisë në Biloxi e ka quajtur të tmerrshëm dhe kaotik aksidentin, raporton NBC.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë