Thaçin nuk e ndalin kundërshtimet e SHBA dhe NATO: FSK-së do t’ia japim detyrat e ushtrisë

Pas takimit me ambasadorët e Quint-it të akredituar në Kosovë, President i Kosovës Hashim Thaçi ka dalur në një konferencë. Thaci duke iu përgjigjur ndërkombëtareve për projektligjin e FSK-së tha se Kosova nuk po bën asnjë hap të papritur e asnë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar.
Ai bëri të ditur se ky proces nuk është antiligjor e antikushtetues, dhe se Kosova nuk po bën asgjë që mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon, ajo sipas ti, po ecë në një proces sikurse vendet e rajonit.
“Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucion demokratik kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mission dhe detyrat e një ushtrie modern e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mission”, tha Thaçi.