Tërbohet Putini, ISIS-i ia sulmon gjeneralin kryesor të ushtrisë

Vladimir Putin pritet të shpërthejë me zemërim dhe të intensifikojë sulmet ndaj ISIS-it, pasi një nga gjeneralët më të lartë të ushtrisë ruse humbi dy këmbët në një sulm me bombë nga xhihadistët.
Forcat tokësore të Putinit janë duke ndërhyrë pothuajse në të gjitha territoret siriane të pushtuar nga ISIS-i, të mbështetura nga forcat ajrore ruse, shkruan “Daily Star”.
Por tani Rusia ka mbetur e xhindosur pasi një nga gjeneralët e lartë në Siri humbi gjymtyrët dhe sytë në një sulm me bombë pranë qytetit historik sirian të Palmiras.
Gjenerali Pyotr Milyukhin ishte duke udhëtuar me një makinë të blinduar kur automjeti u godit me bombë nga xhihadistët e ISIS-it.