Shkon në katër numri i të dyshuarve për vrasjen në Pejë

Ka shkuar në katër numri i të dyshuarve për vrasjen e Mentor Zekës në Pejë.
Përveç të dyshuarit kryesor, tashmë i arrestuar, Kreshnik Haliti, janë identifikuar edhe tre të tjerë që aktualisht ndodhen në arrati.
Burimet e Indeksonline tregojnë se hetuesit policor janë duke punuar intensivisht në kapjen e të gjithë të dyshuarve.
Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Pejës të dyshuarit kryesor Kreshnik Halitit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve ndërsa i akuzuari në fjalën e tij para trupit gjykues ka shprehur keqardhje për rastin e ndodhur.