Pse duhet bojkotuar 8 marsin sipas asambleistes Elezi

Asambleistja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! qendra në Drenas, Florentina Elezi tërhek vëmendjen me një postim interesant ku bënë thirrje për bojkotim të 8 Marsit, ajo ka bërë një hulumtim dhe në bazë të statistikave që tregon, ka të drejt kur thot që me e bojkotu këtë festë.

Ky është reagimi i sajë i plotë në llogarinë e sajë në rrjetin social Facebook:

”Neser pritet të jetë një ditë e ngarkuar, shumë dhurata, shumë fjalë të mira, shumë poezi, e shumë punë për bizneset që e presin me lumturi këtë ditë.

Ndoshta nesër nuk më vjen reni me postu, e aq ma pak me marrë vëmendje, kur krejt janë të zënë duke i postu Nënat në rrjete sociale, e disa duke u përgatitë për me festu 8 Marsin.

Prandaj, po i shpërndaj sonte disa statistika, ndoshta ndikojnë sado pak që me bojkotu festën nesër. – Mbi 42 % të grave në Kosovë pranojnë dhunën në familje – Ekzistojnë dallime të mëdha gjinore në tërë tregun e punës. Në mesin e personave në fuqinë punëtore, papunësia është më e lartë për femrat se sa për meshkujt (32.3% krahasuar me 26.0 %). – Shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 13.1 %, krahasuar me 44.9% për meshkujt. – Me pak se 10% e grave në Kosovë kane trasheguar pasurine – etj etj.

Mendo se a kemi arsye me festu dicka?? #Bojkoto Mos u mashtro për një ditë Kur ti zbusim këto statistika, dalim festojmë 8 Marsa”./DrenicaSot

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë