Mulla Fetah Bekolli tregon versionin e tij për varrimin e Jasharëve

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, Mulla Fetah Bekolli ka treguar versionin e tij lidhur me varrimin e anëtarët e vrarë të familjes Jashari.
Bekolli, i cili së fundmi, pati mosmarrëveshje me imamin tjetër Osman Musliu rreth varrimit të Jasharëve, ka shpjeguar versionin e tij rreth ditës kur varrosën trupat e vrarë dhe personat që kishin qenë prezent.
Ai ka rrëfyer se kush e kishte shoqëruar deri te vendi ku gjendeshin trupat e vrarë dhe a ishte takuar me Mulla Osmanin.
Mulla Fetahu ka treguar se ku nuk pajtohet me versionin e kolegut të tij dhe pse nuk kishte dalë për të treguar rreth pjesëmarrjes së tij në varrimin e Jasharëve deri më tani.