Lladrovci ndanë mirënjohje për veteranët e arsimit dhe mësimdhënësit e dalluar
Më rastin e shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar me bashkëpunëtor, ka marrë pjesë në kremtimin e kësaj feste me të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Drenasit, me ç’rast u ka ndarë mirënjohje mësimdhënësve veteran të cilet kanë punuar që nga vitet e 90-ta, për mësimdhënësit me të dalluar gjatë vitit shkollorë 2016/2017, atyre që kanë dalë në pension gjatë kësaj përiudhe dhe postmortum.
Fillimisht, kryetari Lladrovci ka uruar të gjithë mësimdhënësit ditën e mësuesit dhe u ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre për edukimin e brezave. “Komuna e Drenasit vazhdon të jetë mbështetëse dhe e përkushtuar për shkollat e kësaj komune në ngritjen e cilësisë në arsim, ne menyrë që gjeneratat e së ardhmes të jenë shtylla e zhvillimit të vendit, sepse pa një shoqëri dhe popullat të arsimuar e edukuar, nuk mund të ketë zhvillim”, ka thënë kryetari Lladrovci. Ai ka shtuar se me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit dhe Ditën e Dëshmorëve, do të ndaj mirënjohje për të gjithë veteranet e arsimit të cilet kanë punuar që nga viti 195 e tutje.


