Ku i kishte plagët Adem Jashari, sipas imamëve që morën pjesë në varrimin e tij? (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, imamët Fetah Bekolli dhe Osman Musliu, kanë folur për varrimin e anëtarëve të familjes Jashari, çështje e cilat krijoi mosmarrëveshje publike të tyre.
Imamët kanë treguar se cila ishte gjendja e trupave të vrarë të anëtarëve të familjes Jashari më 10 mars të vitit 1998, kur ata kishin shkuar në vendin ku ndodheshin të vrarët.
Ata kanë përshkruar plagët që i kishte në trup komandanti Adem Jashari, secili sipas versionit të vetë.
Imamët pranojnë prezencën e njëri-tjetrit në ditën e 10 marsit, pranë trupave të vrarë të Jasharëve, por rrëfimet e tyre bien ndesh në mënyrën si kanë shkuar deri atje.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën me dy imamët dhe rrëfimet e tyre përballë njëri-tjetrit: