Iniciativa qytetare për Drenasin bëri homazhe në Prekaz

Aëtaret e kryesisë se IQD-së, të shoqëruar nga bashkëveprimtar, bashkëmendimtar nga ish-ushtar të UÇK-së, profesor dhe simpatizantë të tjerë me dt.07.03.2017 beri homazhe ne Kompleksin Memorial Adem Jashari ne Prekaz, për nderë të shënimin të 19 vjetorit të Epopesë se UÇK-së, dhe ne nderim të veprës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes se tij.
Koordinatori organizativ i IQD-së Petrit Gashi potencoj se pa luftën, sakrificën sublime dhe flijimin e Adem Jasharit dhe familjes se tij, dhe pa përpjekjen dhe flijimin e mijëra dëshmoreve të tjerë, Kosova ende ishte nen okupimin serb, dhe fëmijët tanë ende do ishin të robëruar.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe atyre që ja donë të mirën Kosovës, që të kontribuojnë fuqishëm që amanetin e Adem Jasharit dhe shokëve të tij ta dërgojnë në vend.
“Ne do të jemi përjetësisht të përulur para jetës dhe veprës se Adem Jasharit dhe sakrificën sublime të familjes së tij”, tha në fund ai.