A e shkeli ligjin mbrëmë Ramiz Lladrovci?

Kryetari Lladrovci vazhdon me shkelje ligjore. Kështu pretendon asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori. Sipas tij, ai mbrëmë ju ndau mirënjohje disa mësimdhënësve në një lokal (rastaurant) që zyrtarisht i ka shiritat e ndalimi të punimeve dhe veprimtarisë nga Drejtoria e Inspekcionit të Komunës që udhëheqë Lladrovci.
“Ky organizim kishte bekimin e DKA-së dhe Drejtori i ri pritet që së bashku me Kryetarin të përballën me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pasi që në konsultim me avokatin tim do të deponojmë Kallzim penal me motivacionin “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka thënë Drenori, duke paraqitur edhe foto dokumente, raporton DrenicaOnline.
Ai thotë se avokatij i tij, pas analizimit të dokumentacionit, beson që: “Për shkak se Kryetari duke vepruar si person zyrtar e financon një veprimtari për të cilën komuna është në kontest më të, dmth për të cilën Kryetari është në dijeni qe është veprimtari e kunderlgjshme dhe me veprimet aktive te tij , e ndihmon apo i sjell dobi pasurore për të rritur pasurinë e tij pa bazë ligjore, njëkohësisht i dëmton bizneset tjera që janë duke vepruar konform ligjeve,dhe që janë tatimpagues dhe kontribues të buxhetit te komunës.”
“”Këso dore kryen veprën penale nga neni 422 pika 1 te KPK-së”. Gjatë fushatës elektorale Lladrovci e kishte gojën plot ligj. Madje duke e kthyer ligjshmerinë në qeverisjen lokale deshironte të joshte investitorët e huaj për të investuar në Drenas. Nejse, tetori po vjen!”, ka përfunduar Drenori./DrenicaOnline/