Thaçi shkon në Kuvend për ta takuar Veselin!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Sipas Zyrës për Informim në Kuvendin e Kosovës, takimi i Thaçit me Veselin pritet që të ndodhë në orën 11:00 në kabinetin e këtij të fundit.
Ndonëse zyrtarisht nuk është thënë, por bazuar në rrethanat në të cilat ndodhet vendi, temë e këtij takimi mund të jetë çështja e Demarkacionit.