Shikojeni përplasjen e Ramiz Lladrovcit me asamblistin e LDK-së, Rifat Bilalli (Video)

Në një video të publikuar nga “Star TV” shihet përplasja e Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Rifat Bilalli në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.
Është debat i ashpër mes protagonistëve ku Bilalli i thotë Lladrovcit që nuk e ka pas fatin ta rrok plumbi në ballë e mos të shoh këtë qeverisje të prapshtë, me hajna dallavergji, pisa e bashkëpunëtor të armikut, transmeton DrenicaOnline.
Lladrovci i ka kërkuar falje publike pasi thotë se hajgare ka bërë me të por si duket Bilalli është bërë shumë nervoz kur është përmend plumbi.
Madje ai i thotë Lladrovcit që ma mirë se ka qëndruar në Kosovë e nuk e ka ikur b…nëpër Shqipëri e Gjermani.
Dëgjojeni dhe gjykojeni vet këtë video të marrë nga STAR TV- Drenas:
Sekuencë e marrë nga STAR TV- Shikojeni përplasjen e Ramiz Lla…
Sekuencë e marrë nga STAR TV- Shikojeni përplasjen e Ramiz Lladrovcit me asamblistin e LDK-së, Rifat Bilalli
Posted by DrenicaOnline on Monday, March 6, 2017
Video e plotë e seancës e publikuar nga STAR TV- Drenas