Këta janë 10 personalitetet nga Drenasi të dekoruar sot nga Presidenti Thaçi (Lista me emra)

Në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar 108 personalitete me urdhrin “Hero i Kosovës” ku 10 prej tyre janë nga Drenasi, transmeton DrenicaOnline.
Këtë veprim Presidenti e ka bërë duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, marrë për bazë kontributin, meritat e veçanta dhe veprat e trimërisë dhe sakrificës në luftën e UÇK-së.
Ky vendim i presidentit Thaçi është marrë duke u mbështetur edhe në propozimet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Këto janë personalitetet e dekoruara nga presidenti Thaçi me urdhrin “Hero i Kosovës” nga Drenasi:
Afrim M. Kiçina – Drenas;
Ajet H. Rukiqi – Drenas;
Asllan Z. Fazliu – Drenas;
Bedri M. Demaku – Drenas;
Fehmi Kastrati – Drenas;
Imer M. Alushani – Drenas;
Islam Kastrati- Drenas;
Luljeta Shala- Drenas;
Valdet S. Xhemaili – Drenas;
Xhevat H. Demaku – Drenas;
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook per me shume lajme: KLIKO KETU