Jepen detaje të reja për dorasin si dhe vrasjen e mbrëmshme në Pejë

Policia e Kosovës gjegjësisht në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se Njësitet e hetimeve rajonale pas një pune intensive te pa ndërprerë njësitet policore dhe hetuesit rajonal ne bashkëpunim me hetues te tjerë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshimtin e kërkuar, me ç ‘rast është konfiskuar edhe arma tip: “PJETRO BERETA” cal: 7.65mm dhe 1 karikator i zbrazët i armës përkatëse me të cilën dyshohet se kryesi e ka përdorur gjatë kryerjes se veprës penale.

Viktima e këtij rasti është: M.Z. (1978) i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor ne vend ngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:00 nga njësiti përkatës i (IML) me ç’ rast është dërguar për obduksion në (IML) Prishtinë, transmeton Indeksonline.

I dyshuar në këtë vrasje është: K.H (1979)- i arrestuar mbrëmë orës 22:00 pas arratisjes nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të Shtetit mbahet nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.

Hetuesit rajonal janë duke bërë përpjekje intensive në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes që gjatë zhvillimit të hetimit të mësohet edhe motivi i kryerjes së kësaj vepre penale, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/

Më poshtë keni fotografinë e dorasit, të siguruar nga Indeksonline:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë