Zëvendësministri i PDK-së i bashkohet NISMA-s?

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Izmi Zeka tashmë zëvendësministër në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete dhe njeri i afërt me Hashim Thaçin, duket se së shpejti do ta braktisë partinë e tij. Ai pritet që t’i bashkohet NISMA-s për Kosovën.
Zeka kohëve të fundit është parë shumë afër kryetarit të NISMA-së në Gjilan, Bajram Hasani. Madje sonte ata janë parë bashkë në njërin prej restoranteve në Gjilan, ku Indeksonline ka arritur të shkrepë edhe fotografi.
Kjo mund të ndodh edhe për shkak se Zeka ka dashur që të vazhdojë të udhëheq me degën e Gjilanit, por ajo udhëhiqet nga kushëriri i tij shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.
Kjo siç duket e ka shtyrë Zekën që të lërë partinë e tij dhe t’i bashkohet miqve të tij në NISMA./Indeksonine/