Kryetari Lladrovci bënë homazhe në Prekaz

Më rastin e shënimit të 19 vjetorit të betejës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes së tij, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me Drejtorët e Drejtorive Komunale bënë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryetari Lladrovci me stafin e tij, gjithashtu do të merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri, që mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.