Vdes njëri nga të lënduarit në aksident

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishin të përfshirë në aksidentin e ndodhur në Peran të Podujevës gjatë mbrëmjes së sotme.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline mjeku kujdestar në emergjencën e Podujevës i cili tha se ai ishte në gjendje shumë të rëndë kur është dërguar në spital pas plagëve të marrë në kokë.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Podujevës, Antigona Citaku, e cila tha se ky aksident ka ndodhur në orën 19 e 40, ku janë përfshirë dy vetura.