Video-mesazhi që la Kadri Veselin pa fjalim në kazermën e FSK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 19-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kishte zgjedhë që të mos mbante fjalim rasti.
Pas fjalimit të presidentit dhe kryeministrit, pritej që Veseli t’u drejtohej të pranishmëve dhe pjesëtarëve të FSK-së me ndonjë mesazh për këtë përvjetor. Por kjo nuk ndodhi.
Pak më vonë, ai publikoi një video-mesazh në llogarinë e tij në Facebook. Aty u drejtohet fëmijëve të vet duke i treguar se kur e njohu komandantin Adem Jashari dhe çfarë sakrifikuan ata për lirinë e Kosovës.
EPOPEJA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Në kujtim të atyre që dhanë gjithçka për lirinë
Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 5 mars 2017