Rifat Jashari: Humba 56 anëtarë të familjës, po fitova zemrat e 7 milionë shqiptarëve!

Në këtë ceremoni, fjalën nga Familja Jashari kishte marrë Bekim Jashari, i cili kishte cituar disa fjalë të axhës së tij, Rifat Jashari.
Bekimi kishte treguar se para 18 vitesh një mik i tyre i kishte thënë Rifat Jasharit se ‘a po mund mbahesh, ke humbur 56 veta’, ndërsa Rifat Jashari i ishte pergjigjur në këtë mënyrë:
“Humba 56 antar të familjës, po fitova zemrat e 7 milion shqiptarëve”.
Në këtë momente, Rifat Jashari fshinte lotët, kur dëgjonte fjalët e nipit Bekimit.

