Molliqaj: PDK nuk mirëpritet tash e disa vite në familjen Jashari

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka akuzuar partinë më të madhe në vend, Partinë Demokratike të Kosovës, për heqje dorë nga flamuri kombëtar.
E vërteta sot është që:
1. PDK ka hequr dorë nga flamuri kombëtar, madje ka tentu me e ndërru atë,
2. Familja Jashari sot nuk mori pjesë fare në ceremoninë e organizuar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa,
3. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe PDK si parti nuk janë të mirëpritur tash e disa vite në familjen Jashari,
4. Hashim Thaçi bën çmos që t’ua dëshmojë ndërkombëtarëve që “nuk ka qenë fare në vijat e frontit”
dhe përkulet para përmendoreve të policëve serbë të vrarë “nga terroristët shqiptarë”.
idealin e kombëtar.
Sot nderime të sinqerta ndaj Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së familjes Jashari bëjnë vetëm ata që
jetojnë dhe bashkëndjejnë me idealet e tyre” (sic.), ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në Facebook.