Lladrovci takon protestuesit, afër marrëveshja për emërtim të rrugës

 

Me bashkëpunëtorë, takuam përfaqësuesit dhe banorët e fshatit Shtrubullovë. Ne takimin, trajtuam emërtimin e rrugës që kalon nëpër këtë fshat, në drejtim të Krejkovës. Aktualisht kjo rrugë ka emrin e dëshmorit Sokol Elshani, por kërkesa e tyre ishte që ta ketë emrin e dëshmorit të këtij fshati, Agron Mehmeti.

Këtu u pajtuam që të krijohet një delegacion që në bashkëpunim e mirëkuptim të Familjes së dëshmorit Sokol Elshani, të gjendet një zgjidhje. Zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të ketë në thelb respektin për çdo dëshmor, respektin për çdo familje të dëshmorit dhe lartësimin e sakrificës, jetës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut.

Në veçanti diskutuam për çështjet që ngrisin mirëqenien e banorëve të Shtrubullovës, rregullimin e shtratit Drenica që do të kryhet këtë vit. Këtu më nuk pritet të kemi vërshime.

Beje LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë