Faton Ramadani: Montimi i rastit lidhet me Skënder Halilajn, i cili sot është i lirë!

Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, vazhdon të kërkoj vetëm drejtësi për vëllëzërit e tij që po vuajnë burg pa e kryer krimin. Ai thotë se Skënder Halilaj për ta është i pafajshëm, por gjithçka në montim lidhet me Skënder Halilajn dhe vet lirimi tij tregon se ata që e montuan nga frika, prapë e liruan Skenden dhe kanë ndikim në sistemin kriminal të drejtësisë.
Ky është statusi i plotë i publikuar në llogarinë e tij në facebook:
Ish pjesëtarët e UÇK-së, Burim e Arsim Ramadani, që 15 vite mbahen në burg me akuzën se janë vrasës me pagesë dhe vrasës fëmijësh, gjoja se ketë pagesë e kishte bërë dhe kishte urdhëruar Skënder Halilaj, që ajo familje të vritet!
Neve si familje nuk na intereson vrasja e Hamez Hajres, ne nuk jemi pajtuar me vrasjen e fëmijëve dhe për ne ata që kanë vrarë fëmijë janë kriminelë, por ne nuk merituam nga ju që urdhëruat atë vrasje të na bëni në lirinë e fituar vrasës fëmijësh, vetëm për ta mbyllur krimin tuaj.
Me ketë drejtësi dhe këta kriminelë që udhëheqin institucionet e shtetit dhe të drejtësisë ne nuk kemi shpresë për lirinë e të pafajshmëve e që janë vëllezërit Ramadani dhe Kiqina. Ne, drejtësisë kriminale që nuk po e ndërprenë padrejtësinë e këtyre viktimave të kriminelëve ja bëjmë vetëm një pyetje: Kush dhe si e liruat të akuzuarin kryesor Skënder Halilaj që prapë vëllezërit e mi e mbajnë burgun se kinse Skënder Halilaj i pagoi për atë krim?
Skënder Halilaj për ne është i pafajshëm, por gjithçka në montim lidhet me Skënder Halilajn, vet lirimi tij tregon se ata që e montuan nga frika, prapë e liruan Skenden dhe kanë ndikim në sistemin kriminal të drejtësisë.
Ata që vranë familjen Hajra e mbuluan krimin me vëllezërit Ramadani. Drejtësia përderisa nuk ndërpret ketë padrejtësi, për në është drejtësi kriminale./DrenicaOnline/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline per me shume lajme: KLIKO KETU