Xhavit Drenori flet për ofertën e Ramiz Lladrovcit (Video)

Një ditë pas publikimit të lajmit nga DrenicaOnline rreth ofertës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që ia kishte bërë asamblistit Xhavit Drenori për t’ia dhënë Drejtorinë e Arsimit, ka ardhur reagimi i vet Drenorit.
Ai përmes një videomesazhi të publikuar në llogarinë e tij në facebook ka treguar arsyet pse ka refuzuar të marr këtë drejtori.
E para sipas tij ka qenë mënyra e bërjes së ofertës.
“Nuk e pranova ofertën pasi që ajo u bë publike pa u diskutuar, pa u ndegociar mes meje dhe Lladrovcit, respektivisht ekipes sime”, ka thënë Drenori.
Ai nuk ka hezituar që edhe përmes kësaj video të kritikojë qeverisjen Lladrovci po ashtu ka folur edhe për emërimet e tij kozmetike në qeverinë lokale./DrenicaOnline/
Për më shumë degjojeni videomesashin e tij të plotë të publikuar në facebook:
Sqarim publik rreth ofertës së kryetarit Lladrovci për poziten e drejtorit të DKA-së.
Posted by Xhavit Drenori on Saturday, March 4, 2017