“Vëllezërit Thaqi” bartin falas protestuesit nga Drenasi për Ramush Haradinajn (Orari i nisjes)

Protesta e thirrur për sot në Prishtinë për ta mbështetur liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron që nga 4 janari i ndaluar në Francë me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, po merr mbështetje të gjerë nga qytetarët e vendit, transmeton DrenicaOnline.
E të interesuar për të qenë pjesë ë kësaj protestë ka edhe shume qytetarë nga komuna e Drenasit.
Nisja e organizuar nga Drenasi bëhet nga stacioni i autobusëve prej orës 11:30 dhe për të gjithë të interesuarit transporti është falas. Këtë ua mundëson kompania “Vëllezërit Thaqi”, e kryetarit të degës së AKR-së në Drenas, Elmi Thaqi./DrenicaOnline/
Per me shume lajme nga Drenica, bejeni LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU