Ky është mesazhi i Haradinajt dërguar sot protestuesve (VIDEO)

Ramush Haradinaj u ka dërguar një mesazh përmes zërit protestuesve të mbledhur në Prishtinë ku ka thënë se e drejta do të fitojë pavarësisht vështirësive që po ballafaqohet. Ka thënë se fitorja arrihet nëse qëndrohet në rrugë të drejtë dhe punohet për të mirën e Kosovës.
Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar gjithë ata që kanë marrë pjesë në protestën e sotme.
Haradinaj ndodhet në Calmar të Francës prej dy muajsh i ndaluar në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia. Vendimi për Haradinajn është shtyrë për 6 prill.
http://www.dailymotion.com/video/x5dv85q_protesta-per-haradinajn_news#tab_embed