Këta janë mësimdhënësit e rinj të caktuar dje nga Komuna e Drenasit (Dokument)

 

Drejtoria për Arsim në Komunën e Drenasit ka përzgjedhur mësimdhënësit e rinj në katër shkolla.

Gentianë Morina është përzgjedhur për arsim fillor në shkollën “Zenel Hajdini” në Tërstenik, Gentiana Bajrami në shkollën “Shaban Polluzha” në Korroticë e Epërme, arsim fillor, në Dobroshevc është përzgjedhur Fatlum Berbatovci, arsim fillor, ndërsa në shkollën “Rexhep Gjeli” në Likoshan janë caktuar për arsim fillor Selvete Ibrahimi ndërsa për lëndën matematikë, Valbone Nika, raporton DrenicaOnline.

Punëtorët e përzgjedhur do të fillojnë punën me 13 mars të këtij viti.

Afati i ankesës për të pakënaqurit është në afatin prej tetë ditëve, drejtuar Drejtorisë për Arsim në Drenas prej datës së shpalljes publike./DrenicaOnline/

Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen: KLIKO KËTU  

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë