Këngëtarja nga Drenica, Ibadete Krasniqi e cila ishte shtruar që disa ditë në njërin prej spitaleve në Gjermani, nesër lirohet për në shtëpi.
DrenicaOnline ka kontaktuar me këngëtaren e cila ka thënë se pas qëndrimit 4 ditor në spital ajo nesër lirohet për në shtëpi/
“Kam qenë shumë e sëmurë 4 ditë. Jam shtruar në spital por me ndihmën e mjekësve unë tani ndihem më mirë dhe me kanë thënë se nesër mund të dal nga këtu”, ka deklaruar këngëtarja për DrenicaOnline.
Këngëtarja simpatike së fundi është mjaftë e pranishme nëpër mbrëmje muzikore të organizuara gjithandej Evropës dhe shpresojmë se Deten mund ta shohim sërish nëpër aktivitete të tilla./DrenicaOnline/