Ja kush është Daut Thaqi, drejtori i ri i Arsimit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dje ka emëruar Drejtor të Drejtorisë Komunale për Arsimi Daut Thaqin, duke e kompletuar kështu gjithë kabinetin e tij qeverisë.
Por kush është Daut Thaqi?
Ai vjen nga fshati Llapushnik i Drenasit dhe deri para disa kohësh ka qenë Drejtor i Shkollës Fillore “Abedin Bujupi” në Arllat.
Mësimdhënësit që kanë punuar më të thonë se është i përkushtuar në punë dhe shkollën e Arllatit e ka shndërruar në model për arsimin në vend.
Në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Se sa do t’ia dal në përmirësimin e imazhit të arsimit komunal, kjo mbetet të shihet në ditët e ardhshme./DrenicaOnline/
Per me shume lajme nga Drenica, bejeni LIKE faqen ne facebook: KLIKO KETU