Njoftim për qytetarët e Skenderajt

 

Njoftohen qytetarët e Skenderajt se Komuna e Skenderajt ka dhënë për shqyrtim  publik Planin Zhvillimor Komunal të Skenderajt 2017-2025. Më këtë rast njoftohen qytetarët se prezantimi i Projekt-Planit për Zhvillim Komunal 2017-2025 do të bëhet para qytetarëve sipas këtij orari:

  1. Më datë 08.03.2017 në Qendrën e Kulturës Hasan Prishtina” në ora 13:30 bëhet hapja zyrtare e shqyrtimit publik të këtij dokumenti, si dhe ekspozimi i projektit.
  2. Më datë 09.03.2017, në shkollën “Shotë Galica” në Runik, në ora 13:30 bëhet prezantimi publik para banorëve të Bashkësisë Lokale të Runikut
  3. Më datë 10.03.2017, në shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës”, në Çirez në ora 13:30 bëhet prezantimi publik para banorëve të Bashkësisë Lokale të Çirezit
  4. Më 13.03.2017, në shkollën “Fehmi Rama” në Likoc, në ora 13:30 bëhet prezantimi para banorëve të Bashkësisë Lokale të Likocit

Gjithashtu njoftohen qytetarët e Skenderajt se Draft-Plani Zhvillimor Komunal i Skenderajt është i publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës së Skenderajt.

http://kk.rks-gov.net/skend…/Projects/Plane-zhvillimore.aspx  

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë