Mblidhet Nisma në Drenas, ja arsyeja

 

Kryesia e Degës, Nisma për Kosovën-Drenas mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën përveç tjerash është diskutuar për aktualitetin politik dhe zhvillimet e fundit në Komunën e Drenasit.

Gjithashtu në mbledhje u shpreh indinjata thellë për padrejtësinë që po i bëhet Ramush Haradinajt dhe mbajtjes së tij padrejtësisht në arrest.

Me këtë rast Nisma për Kosovën përkrah fuqishëm protestën gjithpopullore që do të mbahet nesër nga ora 13:00 në Prishtinë.

Gjithashtu kjo parti i ka ftuar të gjithë anëtarët, simpatizantët, përkrahësit e Nismës dhe të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që masovisht t’i bashkohen kësaj proteste në përkrahje të Haradinajt dhe luftës së drejtë të UÇK-së. Nisja të shtunën me 04.03.2017 nga stacioni i autobusëve në Drenas në ora 11:30./DrenicaOnline/

Beje LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë