Ja për çka akuzohet Ramush Haradinaj nga Serbia

 

As dje Gjykata e Colmarit të Francës në seancën e radhës ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nuk dha vendim të prerë për fatin e tij.

Kjo gjykatë tha se seanca e radhës do të zhvillohet më 6 prill, në të cilën do të ballafaqohen faktet, duke shtyrë edhe më tutje vendimin përfundimtar.

E Serbia e cila po kërkon ekstradimin e Haradinajt atje, sipas të përditshmes serbe “Blic” ka dërguar në gjykatë dëshmitë e punonjësve të policisë të cilët ishin varrosur të gjallë, grave të therura e madje edhe dëshmi të një nuseje të dhunuar në dasmë, transmeton Indeksonline.

Ministria e Drejtësisë së Serbisë dje ka bërë të ditur se para dy ditësh i ka dërguar gjykatës në Francë më shumë se 100 faqe dokumente me dëshmi të reja.

Sipas kësaj gazete, në dëshmi përfshihen provat e krimeve të UÇK-së nën komandën e Haradinajt, më saktë rrëmbimin e dy policëve të cilët fillimisht ishin therur me thika në disa pjesë të trupit, pastaj pjesëtarë të UÇK-së kishin urinuar mbi ta dhe në fund i kishin varrosur të gjallë.

Po ashtu, në mesin e dëshmive të dërguara në gjykatë janë edhe provat për rrëmbimin e dy grave të moshuara të cilat ishin marr në një shtëpi të një fshati dhe ishin ngacmuar e përdhunuar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Tutje, sipas Blic.rs, ka dëshmi që në një numër i madh i grave është dhunuar dhe torturuar, të cilat pastaj janë therur me thika.

E një nga akuzat është ajo për torturimin e dasmorëve në një dasmë, ku të gjithë mysafirët janë dërguar në bodrumin e hotelit janë torturuar dhe abuzuar, buke përfshirë edhe nusen e cila u përdhunua. Pasi bënë këto gjëra, gjithmonë sipas gazetës serbe, ata i kishin prerë  veshin asaj dhe ia kishin vënë në gojën e kushëririt të saj.

“Franca kishte paraqitur edhe më parë prova konkrete të krimeve të tmerrshme të UÇK-së dhe më e keqja ishte prerja e kokës së fëmijëve në vitin 1999 në Gjakovë dhe përdhunimi i të miturave shqiptare”, thuhet në artikull.

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq ka thënë se Serbia do të plotësoj të gjitha kërkesat e nevojshme në mënyrë që të sigurohet që gjykata franceze do të vendos në përputhje me kërkesën e shtetit të saj.

“Unë dua të theksoj se Serbia deri më tani ka dërguar dokumentacion prej më shumë se 100 faqe, vendimin e Hagës i cili dëshmon se Haradinaj po dyshohet për vepra tjera, kemi plotësuar kërkesat e përcaktuara nga Konventa Evropiane për Ekstradim në mënyrë që të vendoset për kërkesën tonë ndaj Haradinajt”, ka thënë ajo.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë