Ja në cilat vende të Drenasit nuk do të ketë rrymë gjatë ditës
KEDS ka njoftuar se sot me daten 3 mars do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Drenasit.
Sipas njoftimit, rryma do të mungojë prej orës 11:00 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Drenas te Xhamia, Drenas te Feronikeli, Drenas Qorrovit dhe Drenas Çikatovë.
Arsyeja e shkyçjes është montimi i ormanit 630 kVA në trafon te Pazari./DrenicaOnline/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU


