Grabitet me armë një pikë karburanti e ‘Al-Petrolit’
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pikë karburanti e kompanisë ‘Al-Petrol’ është grabitur në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të merkurin mbrëma në pikën e kësaj kompanie në Bregun e Diellit në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në një pikë karburanti ka ndodhur një grabitje e armatosur. Policia është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti./DrenicaOnline/

