Emërtimi i rrugëve, protestojnë banorët e Shtrubullovës (Foto)

 

Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, kanë protestuar sot në qytet, për të kundërshtuar  vendimin e Kuvendit Komunal lidhur më emërtimin  e rrugës së fshatit të tyre.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar nga udhëheqësit e komunës dhe asamblistëve që në përputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi të rishikojnë edhe njëherë vendimin e datës 27 shkurt 2017,dhe te ofrojnë një zgjidhje te drejt, ne të kundërtën ata paralajmërojnë se protestat nuk do te ndalen deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Banorët  po kërkojnë që rruga e fshatit të tyre të ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmorë i këtij fshati. Ndërsa që kjo rrugë është emëruar me emrin e një dëshmori tjetër ‘Sokol Elshani’, dëshmor i fshatit Krajkovë të Drenasit./DrenicaOnline/

Bëje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë