Ekskluzive: Lladrovci me ofertë për Drenorin, eja bëhu drejtor i Arsimit (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ende nuk e ka gjetur askënd që ta vë në kryer të Drejtorisë Komunale për Arsim.
Kjo drejtori vazhdon të jetë me ushtrues detyre deri në caktimin e një emri për këtë vend.
Por në një video që ka siguruar DrenicaOnline dëgjohet kryetari Lladrovci duke ia ofruar këtë pozitë asamblistit Xhavit Drenori, i cili ishte befasia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.
Drenori ka hezituar të pranojë këtë detyrë, ndonëse është kritikuesi më i madh i gjendjes së arsimit në këtë komunë./DrenicaOnline/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne facebook: KLIKO KETU
Lladrovci me oferte per Drenorin
Lladrovci me oferte per Drenorin
Publiée par DrenicaOnline sur Vendredi 3 mars 2017


