Drenori nuk e pranon ofertën e Lladrovcit

Xhavit Drenori, asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit i ka thënë jo ofertës së kryetarit të komunës Ramiz Lladrovci që ta emëroi atë në pozitën e Drejtorit Komunal të Arsimit.
Drenori në një prononcim për DrenicaOnline ka thënë shkurt se nuk e pranon këtë ofertë të Lladrovcit ndonëse ia ka bërë disa herë.
“Jo nuk e pranoj këtë ofertë. Por sqarimin për këtë do ta bëjë më vonë”, ka deklaruara Drenori.
DrenicaOnline sot gjatë ditës kishte raportuar se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ende nuk e ka gjetur askënd që ta vë në kryer të Drejtorisë Komunale për Arsim.
Kjo drejtori vazhdon të jetë me ushtrues detyre deri në caktimin e një emri për këtë vend.
Por në një video që ka siguruar DrenicaOnline dëgjohet kryetari Lladrovci duke ia ofruar këtë pozitë asamblistit Xhavit Drenori, i cili ishte befasia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit./DrenicaOnline/
Bwje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU


