Arrestohet një person në Llapushnik
Një person është arrestuar dje rreth mesditës në Llapushnik të Drenasit, pasi ndaj tij kishte një urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë, transmeton DrenicaOnline.
Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka bërë të ditur se arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas. Pas arrestimit, i njëjti menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./DrenicaOnline/
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline ne Facebook: KLIKO KETU

