Një javë nga vdekja e Blerandës. E përkujton nëna e saj: “Shpirtin e kam të zbrasur pa ty vajza ime”

 

Janë bërë një javë që kur papritmas Bleranda Curri nga Korrotica e Epërme e Drenasit humbi jetën në një aksident trafiku në Fushë Kosovë. Atë e ka përkujtuar nëna e saj me një status emocionues të publikuar në profilin e saj në facebook.

“Shpirtin e kam të zbrasur pa ty vajza ime. Sot u benë 7 ditë pa ty e unë s’mund ta pranoj faktin qe ti nuk je në mesin tonë. Mezi pres të bjerë nata me shpresë që ëndrrat të sjellin te unë që të përqafoj e të tregoj se qfar zbraztie le në shpirtin tim”, ka shkruar nëna e Blerandës, duke thënë se zemra e saj do të ketë dhimbje e mall deri në ditën kur do ta takoi atë në botën tjetër.

“Bleranda shpirti yt i bardh po prehet në paqe pranë Babait!”, ka përfunduar ajo statusin emocionues për vajzën e saj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë