Elmi Thaqi: Mbajtja peng e Ramush Haradinajt e papranueshme

Pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për ta mbajtur në Francë liderin e AAK-së të paktën deri më 6 prill, ka reaguar Elmi Thaqi, kryetar i AKR-së së Drenasit.
“Një shtetas i Republikës së Kosovës, ish Kryeministër, lider politik, një luftëtar i lirisë, me u mbajtë peng në zemër të Evropës për tre muaj, kjo është e papranueshme dhe treguesi ma i mirë se qfarë qeverie e qfarë diplomacie kemi”, ka thënë Thaqi.
Sipas tij, ky vetëm proces gjyqësor nuk është, ky është montim i pastër politik.
“Sot po shihet a kemi , Kryeministër, ministër të jashtëm, kryetar kuvendi, të gjithë këta nëse nuk janë pjesë e kësaj loje le të largohen me arsyetimin se nuk po munden me i mbrojtë njerzit e vet që e kanë obligim kushtetues. Marrja brina nuk ka. #MeRamushin”, ka thënë Thaqi./DrenicaOnline/